Lindi në Tetovë. Me vendim nr. 449, datë 29 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "bashkëpunim më një grup kundër pushtetit" dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave elektorale, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Me vendim nr. 112, datë 5 mars 1948, Gjykata e Lartë e modifikoi vendimin e parë, duke ia zbritur dënimin në 20 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave politike e civile, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 410
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.