Lindi më 3 shkurt 1920, në Trestenik të Korçës. Me vendim nr. 248, datë 1 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 5 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 3 vjet kohë. Pas lirimit u internua. Me vendim nr. 12, 29 maj 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit/dëbimit nga rrethi i Korçë në Radostinë të Fierit, prej 1 korrikut të vitit 1951 deri më 21 korrik 1964.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 309
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.