Sulejman  Malaj ose Sulo Zaimi u lind në Allkomemaj, Tepelenë, 1904. Kreu shkollën  ushtarake në Tiranë (diku thuhet Durrës) dhe punoi si ushtarak në qytete të ndryshme në vitet e mbretërisë. Gjatë luftës, u rreshtua me Ballin Kombëtar për pak kohë, për të luftuar kundër pushtuesve italianë. U angazhua në ushtri gjatë pushtimit gjerman, fillimisht në Tiranë, pastaj në Kosovë. Sipas rrëfimit të tij në hetuesi, duke qenë se nuk pranoi të shkojë në front kundër partizanëve, kur ishte në Kosovë, u torturua dhe u dërgua për 70 ditë në fushën e përqendrimit në Prishtinë. Më pas u kthye në Shqipëri, ku priti çlirimin e vendit.

Më 28.6.1945, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata Ushtarake Gjirokastër si armik i popullit e pjesëtar në Ballin Kombëtar.

Pasi doli nga burgu u lidh me miqtë e vjetër. Ai shihej si një figurë e besuar nga organizatorët e revoltës së Zhapokikës, por u arrestua më 3 tetor 1948, sapo kishte nisur përplasja e çetës me forcat e ndjekjes, pa arritur të marrë pjesë në revoltë. Fillimisht u dënua me pushkatim më 11.7.1949, por më pas iu fal jeta.

U lirua nga burgu më 1966 dhe jetoi në fshatin e tij të lindjes, Allkomemaj.

Burimi: Revolta në Zhapokikë, 1948, Xhezo Cana, ISKK, Tiranë 2020
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.