Lindi në vitin 1945, në Lukovë të Sarandës. Më 25 maj 1968, me vendim nr. 9, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për tentativë arratisjeje" dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. Teksa vuante dënimin, më 21 korrik 1973, me vendim nr. 35, Gjykata Ushtarake e Mirditës e deklaroi fajtor "për pjesmarrje në një organizatë kundrapushtetit popullor, sabotim dhe agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 14 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 282
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.