| Stavro Guxo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Stavro Guxo |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1950 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 3/2/1973 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1977 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativ" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 26/4/1977 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës |
Lindi në Gjirokastër, në vitin 1950. Më 3 shkurt 1973, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie . U arrestua sërish më 1977 dhe më 26 prill të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtisë ndaj atdheut mbetur në tentativë" dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pjesës së tij të pasurisë. Teksa po kryente dënimin, u arrestua për të tretën herë dhe më 26 prill 1978, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtisë ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes" dhe përfundimisht e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
