Spartak Ngjela | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Spartak Ngjela |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 11/7/1948 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1976 |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Dënimi: | 30 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 184 |
Data e Vendimit: | 31/3/1976 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Tiranës |
Avokat, politikan, Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Admini-stratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, deputet.Lindi më 11 korrik të vitit 1948, në Tiranë. Kreu Universitetin e Tiranës, dega Juridik, më 1970. Pas kryerjes së studimeve, punoi në Zyrën e Ndihmës Juridike, në Vlorë (1970). Dy vjet më vonë filloi punë në Prokurorinë e Rrethit të Durrësit, kurse më 1973 si punonjës shkencor në Institutin e Historisë në Tiranë. U arrestua më 1976 dhe, me vendim nr. 184, datë 31 mars 1976, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 51, datë 23 mars 1979, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Në aplikim të nenit 36 të Kodit Penal, u dënua me 13 vjet heqje lirie, duke filluar nga data 23 mars 1979, dhe humbjen e të drejës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 1990. Prej vitit 1991 e deri më 1997, kur zu gjodh Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (11. 03. 1997-25. 07. 1997), ushtroi profesionin e avokatit. Mes viteve 2001-2003 qe Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Nga shtatori i vitit 2005 gjer më prill 2006 ishte Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Më 12 dhjetor 2008 themeloi Partinë Ligj dhe Drejtësi. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Legjislaturën XVI (2001-2005) dhe XVII (2005-2009).