| Sokol Ngjela | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sokol Ngjela |
| Atësia: | Kiço |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1956 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 9 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 99 |
| Data e Vendimit: | 1/10/1979 |
| Gjykata: | Gjykata e Tiranës |
Lindi në vitin 1956, në Tiranë. I biri i Kiço Ngjelës, ish-ministër në qeveritë komuniste, i dënuar në vitin 1975 për veprimtari antipartiake. Me vendim nr. 99, datë 1 tetor 1979, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit", dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie. Ka kryer dënimin edhe në burgun e Qafë-Barit. Edhe vëllai i tij, Spartak Ngjela është dënuar si armik i popullit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 95
