Lindi në Shkodër. Vëllai i Shaban Elezit. Ka marrë pjesë në luftën e Koplikut të 1920-ës, bashkë me vëllain, për mbrojtjen e tokave tona kundër malazezëve. Gjatë pushtimit fashist u internua dy vjet në Itali. Më 25 maj 1945, me vendim nr. 248/6, Komisioni e Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës Shkodër, vendosi «sekuestrimin e shtëpisë së tij, dhe të pasurive të tjera të paluajtëshme dhe të luajtëshme që do të konstatohen më vonë». Në kohën e sekuestrimit, S.E. gjendej në arrati, më pas u kap dhe u burgos. Në burgje ishte tepër njerëzor pavarësisht se ishte i egër me armiqtë, vdiq në burg (Bushati 75).

 

 

Burimi: Ahmet Bushati: Në gjurmët e një ditari. (Shkodra në tri vitet e saj të parë nën komunizëm), ribotim i plotësuar, Camaj-Pipa, Shkodër, 2007, F. 75. Gazeta zyrtare 13 shtator 1945, f. 5.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.