Skënder Murrizi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Skënder Murrizi |
Vendlindja: | Sulzataj |
Datëlindja: | 18/5/1928 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1967 |
Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 18 maj të vitit 1928, në Sulzataj. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 15, datë 13 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Kavajës në fshatin Sulzataj të Lushnjës, prej datës 3 korrik të vitit 1967 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 418