Lindi në 1927, në Gjakovë. Më 10 qershor 1946, me vendim nr. 123, Gjykata e Elbasanit e dënoi si «sabotator i pushtetit», me 1 vit burg. Më 24 gusht 1957, me vendim nr. 18, Gjykata e Lartë e dënoi për «tradhti ndaj atdheut dhe për hapje sekretesh», me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 8 gusht 1967, me vendim nr. 25, Gjykata e Qarkut të Vlorës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut e mbetur në tentativë» me 15 vjet burg. Më 23 tetor 1979, me vendim nr. 99, Gjykata e dënoi për «krimin e agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor», me 11 vjet burg. I dënuar gjithsej me 42 vite burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 277.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.