| Sinan Petrela | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sinan Petrela |
| Atësia: | Sulejman |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tirane1 |
| Datëlindja: | 1914 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 26/10/1945 |
| Prokurori: | Halit Tafani |
| Data e Vendimit: | 12/12/1945 |
| Gjykatësi: | Gjon Banushi |
| Gjykata: | Këshilli Gjyqësor Ushtarak i Qarkut Tiranë |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 20/2/1951 |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Hetuesi: | Xhemal Bejto |
| Vendimi: | nr.250 |
| Data e Vendimit: | 29/8/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Tregtar dhe pronar i njohur në Tiranë që u godit rëndë nga reformat, pasi iu shtetëzuan 8 dyqane, 2 shtëpi dhe disa toka.
U dënua 3 herë nga regjimi komunist. Herën e parë në vitin 1945, kur u dënua me 10.000 franga shqiptare gjobë dhe 1 vit liri me kusht për «fshehje pasurie» dhe «kriminel lufte».
Herën e dytë u dënua në vitin 1951 me 6 vjet heqje lirie për disa akuza me karakter politik. U lirua në vitin 1955.
Herën e tretë u dënua në vitin 1969, kur punonte si axhustator në repartin e hekurit të kooperativës "17 Nëntori" në Tiranë. U akuzua së bashku me 9 persona të tjerë, për "dëmtim të pasurisë socialiste" dhe "agjitacion e propagandë" dhe u dënua me 14 vjet heqje lirie.
Burimi: F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 208-209.
Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, 2017
