| Shuk Gjini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shuk Gjini |
| Atësia: | Nush |
| Vendlindja: | Rragam, Shkodër |
| Datëlindja: | 1910 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 12/9/1946 |
| Akuza: | "Faje penale kundër popullit“ |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Prokurori: | Zurdi Shehu |
| Vendimi: | Nr. 501 |
| Gjykatësi: | Pertef Alizoti |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
Lindi më 1910 (AISKK përmend vitin 1913), në Rragam, Shkodër. Ai u dorëzua më 12.9.1946, pak ditë pas kryengritjes së Postribës dhe u arrestua po atë ditë. Më 18 dhjetor 1947, me vendim nr. 501, Gjykata Shkodër e dënoi për ”faje penale kundër popullit", me 7 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. U gjykua me një grup prej 10 personash që akuzoheshin se kishin marrë pjesë ose kishin dijeni për kryengritjen e Postribës.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 352-353
