| Shpresa Peqini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shpresa Peqini |
| Vendlindja: | Peinaj |
| Datëlindja: | 10/4/1942 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1951 |
| Fundi i Internimit: | 1954 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Peinaj, më 10 prill të vitit 1942. U internua për motive politike. Më 14 prill 1994, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Kavajës në rrethin e Tepelenës, prej vitit 1951 deri në vitin 1954.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 252.
