Sheqere Matjani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sheqere Matjani |
Datëlindja: | 3/4/1943 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1961 |
Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 3 prill të vitit 1943. Në zbatim vendimit nr. 225, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike prej vitit 1961 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 244