Sheh Ibrahim Karbunara | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sheh Ibrahim Karbunara |
Vendlindja: | Karbunarë, Lushnje |
Vendbanimi: | Peqin |
Datëlindja: | 1879 |
Datë Vdekja: | 1947 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1909 |
Akuza: | "Turbullues të miletit" |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 1947 |
Klerik halevitan dhe veprimtar politik. U lind në fshatin Karbunarë të Lushnjes, në vitin 1879. Mësimet e mesme i mori në medresenë e Beratit, kurse të lartat në Stamboll. Sapo u kthye në teqenë e tij në Karbunarë 1909, autoritetet turke e internuan në Peqin si "turbullues të miletit". Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjes dhe, si delegat i vendit mikëpritës, i hapi punimet e tij. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, u largua në Bari të Italisë, prej nga u kthye në qershor të vitit 1939. Pas luftës, në zgjedhjet e dhjetorit 1945, u zgjodh deputet i rrethit të Lushnjes. U pushkatua me grupin e deputetëve, më 1947.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 176