Lindi në Kardhiq, më 8 janar të vitit 1895. U arrestua më 14 shtator 1949, dhe më 9 dhjetor 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për "organizim dhe bashkëpunim me diversantët dhe spiunët e ardhur nga Greqia", "agjitacion e propagandë" dhe për "qënien e tij si antari i komisionit që organizohej kundër pushtetit", me 20 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tij së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me Dekret nr. 2385, datë 7 janar 1957, të P. K. P.-së, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 161
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.