| Selim Kalaja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Selim Kalaja |
| Vendlindja: | Ishëm, Durrës |
| Datëlindja: | 1905 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 6/03/1949 |
| Akuza: | "Pjesëmarrës në shoqatën reaksionare të quajtur nacionalistë propagandues", "ndihma të kësaj shoqate", "strehues, furnizues, bashkëpunëtor e ndërlidhës i të arratisurve" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 13/04/1949 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 1905, në Ishëm, Durrës. Arrestuar më 6 mars 1949. Më 13 prill 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi "si pjesëmarrës në shoqatën reaksionare të quajtur nacionalistë propagandues", dhe për "ndihma të kësaj shoqate", "strehues, furnizues, bashkëpunëtor e ndërlidhës i të arratisurve", me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 2 vjet.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 121
