| Sefer Yzeiri Çelaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sefer Yzeiri Çelaj |
| Atësia: | Yzeir |
| Vendlindja: | Zhapokikë |
| Datëlindja: | 1916 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje natyrore |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Ngjarja i përfshirë: | Kryengritja e Zhapokikës |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 10/10/1948 |
| Akuza: | si një nga organizatorët e “Kryengritjes së Zhapokikës” |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Prokurori: | Mustafa Beqo |
| Gjykatësi: | Llazi Polena |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 3/8/1976 |
| Akuza: | shpifje dhe agjitacion e propagandë |
| Dënimi: | 11 vjet Burg |
| Prokurori: | Feriat Brati |
| Vendimi: | nr.71 |
| Data e Vendimit: | 18/10/1976 |
| Gjykatësi: | Skëndo Skëndaj |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Tepelenë |
| Data e Lirimit: | 13/3/1987 |
Sefer Yzeir Çelaj (1916-1989), njëri nga njerëzit kryesorë të kryengritjes së Zhapokikës në Tepelenë në vitin 1948, u dënua tri herë nga regjimi komunist. Në vitet 1947, 1948-1966 dhe 1976-1987 vuajti gati 30 vjet heqje lirie. Hyri në burg ku ishte 29 vjeç dhe doli kur ishte 71 vjeç.
Herën e parë u dënua për motive jopolitike, që kishin të bënin me hasmërinë.
Herën e dytë u arrestua më 10 tetor 1948. Me vendim të Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës më datë 04.06.1949 u dënua me vdekje. Ai u akuzua si një nga organizatorët e “Kryengritjes së Zhapokikës”. U la në fuqi me vendimin nr.17, datë 6.7.1949 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Iu fal jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, por dënimi iu kthye me 25 vjet burgim. U lirua më 21.2.1966.
Herën e tretë u arrestua më 3.8.1976. U akuzua në bazë të neneve 73/1 dhe 166/2 (shpifja) të Kodit Penal se “kishte shpifur ndaj kryetarit të fshatit dhe agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor”. Gjykata e dënoi me 11 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.
U lirua më 13.3.1987.
