Sefedin Dume | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sefedin Dume |
Vendlindja: | Ersekë |
Datëlindja: | 1887 |
Datë Vdekja: | 10/02/1947 |
Vënd Vdekja: | Burrel |
Lindi më 1887, në Ersekë. Më 19 shtator 1945, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e deklaroi fajtor "për krime gjatë L. N. Çl." U dënua me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e përhershme të të drejtave elektorale. Vdiq në burgun e Burrelit, më 10 shkurt 1947.
Më 29 prill 1946, me vendim nr. 15, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor i Nënprefekturës së Kolonjë urdhëroi "sekuestrimin e gjithë pasurisë së Skënder Hasan Dumes, bashkë me dy xhaxhallarët e tij Selman e Sefedin Dume: 2 dyqane, 1 shtëpi, në Starje, Koliovos, Pollovos, Gurguç, Berdishte etj. 1 shtëpi, 13 ara, 2 luadhe, 1 bahçe". Për Sefedinin e dënuar thuhej se kishte gruan, dy djem minorë dhe 4 çupa të pamartuara.
Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.511-512. Gazeta Zyrtare, 15 korrik 1946, f. 4-5; 30 korrik 1946