| Sarandi Lula | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sarandi Lula |
| Vendlindja: | Kolonjë |
| Vendbanimi: | Kolonjë |
| Datëlindja: | 1925 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 3 |
| Data e Vendimit: | 25/1/1953 |
| Gjykata: | Gjykata e Korçës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 35 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 36 |
| Data e Vendimit: | 9/9/1975 |
| Gjykata: | Gjykata e Kolonjës |
Lindi më 1925, në Kolonjë. Më 25 janar 1953, me vendim nr. 3, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 5 vjet burg. Më 9 shtator 1975, me vendim nr. 36, Gjykata e Kolonjës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet burg. Më 9 maj 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare Nacionaliste dhe "agjitacion e propagandë kundër shtetit" dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 107
