| Salih Doko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Salih Doko |
| Vendlindja: | Kolonjë |
| Datëlindja: | 1921 |
| Profesioni: | Mësues |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Krime gjatë luftës" |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 3 |
| Data e Vendimit: | 13/10/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Kolonjës |
Lindi më 1921, në Kolonjë. Kreu Normalen e Elbasanit 1942 dhe punoi mësues. Anëtar i çetës nacionaliste të Safet Butkës, pjesëmarrës në disa luftime të Ballit Kombëtar kundër pushtuesve. Më 13 tetor 1945, me vendim nr. 3, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e dënoi "për krime gjatë luftës", me 30 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit.
Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2934
