Lindi më 1921, në Kolonjë. U arrestua më 5 maj 1945. Me vendim nr. 7, datë 24 shtator 1945, Gjykata Ushtarake Kolonjë e deklaroi fajtor për "krime gjatë luftës" dhe e dënoi me vdekje. Më vonë, dënimi iu kthye në vite burg dhe u lirua më 16 tetor 1956. Më 1 qershor 1964 u arrestua përsëri,dhe Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi 8 vjet burg. U lirua më 2 shtator 1971. U arrestua për të tretën herë më 1982, dhe më 1 mars të po atij viti, Gjykata e Kolonjës e dënoi me 10 vjet burg për "dëmtim nga pakujdesia të pronës socialiste"

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 257
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.