| Saimir Merkaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Saimir Merkaj |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1968 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Vlorë, në vitin 1968. U dëbua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në fshatin Mavrovë të Vlorës, prej vitit 1968 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 297
