Pjesëmarrës i Luftës anç, komandant i formacioneve partizane, drejtor i Institutit të Kërkimeve Ushtarake. Lindi më 10 janar të vitit 1920, në Shkodër. Kreu gjimnazin e qytetit. Më 1937, u anëtarësua në Grupin Komunist të Shkodrës. Në shtator të vitit 1943, u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm NÇ të Shqipërisë. Pas mbarimit të luftës, në shkurt 1945, u emërua, për pak kohë, shef i Kabinetit Ushtarak të Komandës së Përgjithshme. Kreu Akademinë Ushtarake «Frunze» (1945-1950) dhe më pas, Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm «Voroshiov» (1954-1957) në Moskë. Më 1969-1974 u emërua drejtor i Institutit të Kërkimeve Ushtarake. Në dhjetor të vitit 1974, u përjashtua nga radhët e Ushtrisë dhe nga PPSH dhe më 1975, u internua bashkë me familjen në fshatrat e Beratit. U arrestua më 1982 dhe u dënua me 25 vjet heqje lirie. U lirua më 1990.

Burimi: Gjergj Titani, bekteshi, Sadik, në«Fjalor Enci-klopedik Shqiptar», 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 204.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.