| Rustem Ymeraj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rustem Ymeraj |
| Atësia: | Ramadan |
| Vendlindja: | Gjinoqare, Fier |
| Datëlindja: | 1884 |
Lindi në Gjinoqare të Fierit, në vitin 1884. Me vendim nr. 63, datë 27 dhjetor
1953, Gjykata Popullore Ballsh e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe
e dënoi me 20 vjet burgim, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës
politike e qytetare. Me vendim nr. 136, datë 18 shkurt 1954, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burgim, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.
Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 303
