| Rustem Lezemerja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rustem Lezemerja |
| Atësia: | Fejzulla |
| Vendlindja: | Ishëm, Durrës |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Datëlindja: | 1924 |
| Datë Vdekja: | 1951 |
Në mars të vitit 1951 (një dokument tjetër përmend datën 31 dhjetor të atij viti), pasi ishte rrethuar nga forcat e divizionit të ndjekjes, vritet në zonën e Ishmit të qarkut Durrës, si kundërshtar i regjimit komunist. Ai bënte pjesë në forcat antikomuniste të Komitetit të Maleve. Pas vrasjes, lihet i pavarrosur 2 ditë për të terrorizuar banorët e zonës dhe pas kësaj, e groposin duke shkelur të drejtën për t'u varrosur si njeri.
Bashkëshortja dhe djali i tij në moshën 6-muajsh, u internuan në kampin e Tepelenës, gjatë kohës kur Rustemi ishte në arrati dhe u liruan nga internimi pas pushkatimit të tij.
Gjithë familjes, përfshirë nipërit dhe mbesat, iu mohuan të drejtat, siç ishte ajo e arsimit të lartë.
