| Rushit Luzati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rushit Luzati |
| Vendlindja: | Luzat ,Tepelenë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 1910 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Pjesmarrje në një organizatë tradhëtare, sabotim në ushtri dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
Lindi më 1910, në Luzat të Tepelenës. Më 29 nëntor 1947, me vendim nr. 264, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "pjesmarrje në një organizatë tradhëtare, sabotim në ushtri dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit" dhe e dënoi me 20 vjet burg, heqjen e gradës dhe humbjen e të drejtës për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 129
