| Rrok Marku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rrok Marku |
| Vendlindja: | Koplik, Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1932 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Bashkëpunim me diversantët, shpërndarjen e materialeve propagandistike në favor të UDB-së Jugosllave" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 182 |
| Data e Vendimit: | 27/9/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në Koplik të Shkodrës, në vitin 1932. Me vendim nr. 182, datë 27 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me diversantët" dhe për "shpërndarjen e materialeve propagandistike në favor të UDB-së Jugosllave" dhe e dënoi me 8 vjet privim lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 561, datë 27 tetor 1951, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 233
