| Rrok Luli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rrok Luli |
| Atësia: | Gjok |
| Vendlindja: | Hot, Malësi e Madhe |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 12/2/1919 |
| Datë Vdekja: | 8/1/1973 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 12/9/1946 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 494 |
| Data e Vendimit: | 2/2/1947 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Shkodër |
| Data e Lirimit: | 28/11/1951 |
Lindi më 1919, në Hot të Malësisë së Madhe. U dënua me 20 vjet burg, por kreu vetëm 5, prej 12 shtatorit të vitit 1946 deri më 28 nëntor 1951. U sëmuar në qelitë me lagështirë dhe pasi doli nga burgu nuk jetoi gjatë. Ndërroi jetë më me 8.1.1973 Sipas vërtetimit të lëshuar nga zyra e gjendjes gjyqësore Tiranë, nga Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Rrok Luli "në bazë të vendimit Nr. 494, Dt. 02/02/1947 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Armik i popullit” dhe në bazë të nenit 2 dhe 3 të Ligjit 372 e dënon me 20 vjet burgim".
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 114
