| Rrok Jubani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rrok Jubani |
| Atësia: | Lazër |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1929 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 8/12/1954 |
| Akuza: | "Krimin e tradhtisë ndaj atdheut, agjitacion e propagandë dhe moskallëzim krimi kundër shtetit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 22 |
| Data e Vendimit: | 11/05/1955 |
| Gjykatësi: | Aranit Çela |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi më 1929, në Shkodër. Më 11 maj 1955, me vendim nr. 22, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhtisë ndaj atdheut, agjitacion e propagandë dhe moskallëzim krimi kundër shtetit" me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale 5 vjet.
Në vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, përmendet sesi i akuzuari kishte nisur veprimtarinë armiqësore që në vitin 1947, në vitet e gjimnazit, kur kishte krijuar bashkë me të dënuarin Mark Prela, një grup antipushtet që udhëzohej nga "Bashkimi shqiptar", i cili, "ishte në shërbim të agjenturave të huaja". I gjykuari akuzohej se si nënkryetar i këtij grupi, kishte agjituar te elementët e pakënaqur dhe kishte pasur marrëdhënie me diversantët edhe në vitet e mëvonshme deri në vitin 1954, kur u arrestua, ndërsa kryente shërbimin ushtarak në Burrel.
