Rrapo Musaraj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Rrapo Musaraj |
Vendlindja: | Buzmadhe , Fier |
Datëlindja: | 1921 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Ka punuar me grupin armiqësor të spiunazhit" |
Dënimi: | 1 vit Burg |
Vendimi: | Nr. 299 |
Data e Vendimit: | 22/12/1947 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi më 1921, në Buzmadhe të Fierit. Me vendim nr. 299, 22 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se "ka punuar me grupin armiqësor të spiunazhit" në ushtri dhe ka vepruar sipas udhëzimeve të tij duke përhapur parulla disfatiste për shkaktimin e pakënaqësirave karshi komandës. Ka futur frymën e demobilizimit tek ushtarët për të kërkuar lirimin në formën e demonstratave». Për këto arsye u dënua me 1 vit burg, me kusht.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 424