Lindi në Novosej të Kukësit, më 17 prill 1919. Mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe nga viti 1945, kur u zgjodh deputet i parlamentit të parë të pasluftës, për Kukësin, mbajti detyra të rëndësishme në ushtrinë dhe qeverinë shqiptare. Kreu studimet ushtarake në Moskë në vitet 1948-1951.

U arrestua më 16.12. 1974, si pjesë e "grupit puçist" në ushtri, apo "grupi i Beqir Ballukut".

Me vendim nr. 10, datë 5 nëntor 1975, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», «sabotim» dhe «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë (pjesën e tij), humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave.

Vuajti në burgun e Tiranës dhe më pas në atë të Burrelit, nga u lirua më 17 mars 1991, pasi kreu 16 vjet, 3 muaj e 1 ditë burg.

Në rekursin e bërë nga Parllaku, Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që i cilësoi fajtorë ushtarakët e lartë dhe pushimin e akuzave të mësipërme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 219.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.