| Ronja Mustafaraj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ronja Mustafaraj |
| Datëlindja: | 25/3/1972 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1972 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 25 mars 1972, në Vlorë. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Fierit në Çeprat të Vlorës, prej vitit 1972 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 436
