Riza Sulka jetonte në Bozhigrad të Devollit dhe ishte familje e pasur për kohën. Pasi u shpallën kulakë dhe i arrestuan të vëllanë, Rizai bashkë me gruan dhe tetë fëmijët, si edhe fëmijët e të vëllait të burgosur, u internuan. Natën e 20 qershorit 1950, kur erdhën për t'i nxjerrë nga shtëpia, i lidhën duart me tel me gjemba dhe të lidhur e mbajtën edhe në oborrin e burgut të Korçës, si të gjithë burrat e familjeve që prisnin të internoheshin.

U vendosën fillimisht në Aranitas të Mallakastrës.

Në janar 1960 u zhvendosën nga Aranitasi, në Shtyllas të Fierit, ku ndërroi jetë.

Familja qëndroi e internuar deri në vitin 1990.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.