| Riza Mustafa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Riza Mustafa |
| Vendlindja: | Kamenicë |
| Datëlindja: | 1915 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 6 |
| Data e Vendimit: | 22/3/1960 |
Lindi në Kamenicë, në vitin 1915. Me vendim nr. 11, datë 25 shkurt 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "kryerjen e detyrës së agjenturës së huaj" dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 8083, datë 22 mars 1960 të P. K. P.-së, dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 429
