| Rini Monajka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rini Monajka |
| Atësia: | Zef |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1990 |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Prokurori: | Teodor Mosko |
| Vendimi: | nr.2 |
| Data e Vendimit: | 30/4/1990 |
| Gjykatësi: | Shefqet Muçi |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë, Tiranë |
U arrestua për pjesëmarrje në organizimet me qëllim rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër, në datat 11-14 janar 1990. Rini ishte me origjinë austriake dhe punonte në ndërmarrjen e peshkimit. Bashkë me Dedë Kasnecin, u bënë figurat kryesore të këtyre lëvizjeve antikomuniste në qytet.
U gjykua më 25-30 prill 1990 nga Gjykata e Lartë në Tiranë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.2 të, datë 30.4.1990 i deklaroi fajtorë të pandehurit dhe i dënoi me heqje lirie. Rin Monajka u dënua me 7 vjet burg. Gjykata e konsideronte “demonstratë antisocialiste” dhe të pandehurit “me rrezikshmëri të madhe shoqërore”.
