| Rexho Plaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rexho Plaku |
| Vendlindja: | Konispol |
| Datëlindja: | 1900 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 539 |
| Data e Vendimit: | 18/7/1946 |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 99 |
| Data e Vendimit: | 25/7/1961 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
Lindi në Konispol, në vitin 1900. Me vendim nr. 200, datë 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «përhapje të parullave disfatiste» si një element i pakënaqur dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. Me shkresë nr. 539, datë 18 dhjetor 1946, dënimi me vdekje i kthehet në 30 vjet burg. Me vendim nr. 99, datë 25 korrik 1961, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017),328
