Rexhep Mancaku | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Rexhep Mancaku |
Vendlindja: | Tiranë |
Vendbanimi: | Tiranë |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 4/4/1945 |
Dënimi: | 1 vit Burg |
Data e Lirimit: | 15/1/1946 |
Lindi në Tiranë, më 8 maj 1914. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni në mbledhjen e datës 6 nëntor 1993, vendosi vërtetimin e faktit juridik të vuajtjes së dënimit nga ish i dënuari Rexhep Mancaku nga data 4 prill 1945 deri më 15 janar 1946.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 186