U lind më 15.07.1888, në Starovë të Pogradecit. I biri i Telhait dhe Melekes. Gjatë luftës nacionalçlirimtare, u inkuadrua me forcat e Ballit Kombëtar dhe shumë shpejt u emërua komandat i çetës së Ballit Kombëtar me seli në Korçë. Gjatë kohës që udhëhiqte çetën,  spikati për vlerat patriotike humanitare dhe qëllimi i tij ishte Shqipëria e lirë demokratike. Nga dëshmitarët okularë të asaj kohe, Gjykata e Rrethit Pogradec me kerkesë të Telha Çekiçit (i biri i Rexhep Çekiçit), në datën 15.04.1993, me numër vendimi 198, ka vërtetuar se Rexhep Çekiçi është vrarë pa gjyq në pabesi nga forcat partizane në datën 31.03.1944 te bregu i Malinës. Trupi i pajetë i Rexhep Çekiçit u varros pranë xhamisë, kërkuar nga vetë populli i Starovës për ta vlerësuar figurën e tij. Në bazë të vendimit numër 7 i datës 12.04.1994 nga Komisioni Shtetëror 3-Palësh, i është dhënë e Drejta e Statusit të Ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë, sipas Nenit 3 të Ligjit Nr.7748, datë 29.07.1993.

Në vitin 1994, i është akorduar medalja “Martir i Demokracisë”.

Burimi: Nga familja

Dokumente

Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.