| Remzie Meka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Remzie Meka |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 31/8/1939 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 19/10/1961 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 31 gusht të vitit 1939, në Rakickë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 11 mars 1993 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 21, datë 10 mars 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Korçës në rrethin e Lushnjës, prej datës 19 tetor të vitit 1961 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 268
