| Remzi Mato | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Remzi Mato |
| Vendlindja: | Fterrë , Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 12/4/1896 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka marrë pjesë në një organizatë kriminele kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 140 |
| Data e Vendimit: | 13/9/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 15/8/1959 |
Lindi në Fterrë të Vlorës, më 12 prill 1896. Me vendim nr. 140, datë 13 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se "ka marrë pjesë në një organizatë kriminele kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie,konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës për 4 vjet kohë. U lirua më 15 gusht të vitit 1959.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 245
