| Remzi Çelo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Remzi Çelo |
| Vendlindja: | Leskovik |
| Datëlindja: | 1904 |
| Datë Vdekja: | 1980 |
| Internimi | |
| Vendi i internimit: | Kamp internimi Kuç |
Diplomat. Lindi në vitin 1904 në Leskovik. Studimet i kreu në Selanik. Punoi në shërbimin diplomatik nga viti 1933 e deri më 1939. Në vitet 1934-1939 shërbeu si konsull në Sela-nik, Greqi. Si dhëndër i Mehdi Frashërit, u internua me gjithë familjen, fillimisht në Kuç të Vlorës, e më vonë në fshatin Gradisht të Lushnjës, ku dhe vdiq në vitin 1980.
Burimi: Enver Memisha, Masakra komuniste: arrestime, burgime, ekzekutime e internime mbi inteligjencien shqiptare, në «55», 25 shkurt 2009, f. 17; Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tiranë, 2007, XXV, f. 319-320.
