| Reis Hasho | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Reis Hasho |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1924 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 19/1/1946 |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 5 |
| Data e Vendimit: | 2/7/1946 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
| Data e Lirimit: | 1/12/1962 |
Lindur në 1924, në Gjirokastër. Student në Shkollën Tregtare në Romë. Kthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në lëvizjen Bashkimi Demokrat (grupi i Legalitetit). Arrestuar më 19 janar 1946. Më 2 korrik 1946, me vendim nr. 5, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi si "armik i popullit dhe sabotator i pushtetit" me 30 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile-politike baras me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Liruar më 1 dhjetor 1962.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 192
