Refat Matraku | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Refat Matraku |
Vendlindja: | Popçisht , Korçë |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datëlindja: | 1938 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1949 |
Fundi i Internimit: | 1955 |
Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në vitin 1938, në Popçisht të Korçës. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Korçës në Kamëz të Tiranës, prej vitit 1949 deri më 1955.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 247