Ramë Peposhi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ramë Peposhi |
Atësia: | Hysen |
Vendlindja: | Kukës |
Vendbanimi: | Kavajë |
Datëlindja: | 6/5/1902 |
Datë Vdekja: | 1975 |
Rrethanat e Vdekjes: | Internim |
Internimi | |
Data e Internimit: | 5/2/1951 |
Fundi i Internimit: | 23/4/1975 |
Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 6 maj të vitit 1902 në Kukës. U internua dhe dëbua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Kukësi në rrethet Tepelenë dhe Lushnjë, prej 5 shkurtit të vitit 1951 deri më 31 dhjetor 1954 (internim), dhe prej 1 janarit të vitit 1955 deri më 23 prill 1975 (dëbim).
Ram Hysen Peposhi ka shërbyer në xhandarmëri për pesëmbëdhjetë vjet në detyra të ndryshme. Në dhjetor 1951 arrestohet në Lusën të Kukësit. Akuza për grup kundër pushtetit popullor. Mbas torturash çnjerëzore për nëntë muaj në hetuesitë komuniste, mbijetoi dhe nuk i pranoi akuzat. E dërguan në kampin e Tepelenës, në kanalin Peqin-Kavajë dhe te fabrika e tullave në Tiranë. Në vitin 1954, me gjithë familje u internua në Plug, Lushnjë. Në vitin 1975, nëdrroi jetë në internim Plug Lushnjë. Familja u largua me nisjen e lëvizjeve të ’90-ës.
Burimi: Nga familja