Ramazan Jarani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ramazan Jarani |
Atësia: | Mahmut |
Vendlindja: | Tiranë |
Vendbanimi: | Tirane1 |
Datëlindja: | 14/2/1896 |
Profesioni: | Mësues |
Datë Vdekja: | 17/4/1951 |
Vënd Vdekja: | Burrel |
Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Mësues tiranas, me qëndrime antifashiste dhe nacionaliste.
Ka mbajtur fjalimin kryesor, si patriot, në varrimin e madh që iu bë Avni Rustemit. Pjesëmarrës në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, si përfaqësues i intelektualëve nacionalistë. Në këtë konferencë, morën pjesë forcat komuniste dhe nacionaliste me qëllim organizimin e përbashkët kundër pushtuesve fashistë. Ramazan Jarani, si nacionalist, ishte për Shqipërinë etnike. Ai ishte ndër të parët që kritikoi bashkëpunimin me Jugosllavinë në dëm të bashkimit me Kosovën, çfarë solli edhe dënimin e tij.
Ramazan Jarani duke qenë njeri shumë popullor dhe dëshmitar i ngjarjeve të kohës, nuk u lejua të dilte gjallë nga burgu. Familjarët kanë mësuar nga bashkëvuajtësit e tij që ai u torturua, në burgun e Burrelit, deri sa ndërroi jetë. Trupin, familja nuk e ka gjetur as sot e kësaj dite.
Në nder të tij si patriot, një shkollë 9-vjeçare në Tiranë mban emrin “Ramazan Jarani”.