| Ramadan Malsija | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ramadan Malsija |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 13/9/1913 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 8/12/1950 |
| Fundi i Internimit: | 10/6/1952 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 13 shtator të vitit 1913. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Korçës në Kamzë të Tiranës, prej datës 8 dhjetor 1950 deri më 10 qershor të vitit 1952.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 180
