| Ramadan Lusha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ramadan Lusha |
| Vendlindja: | Dibër |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 28/8/1950 |
| Fundi i Internimit: | 28/3/1953 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1928, në Arras të Dibrës. U internua për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internim-dëbimit nga Dibra në Tepelenë, prej 28 gushtit të vitit 1950 deri më 28 mars 1953.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 122
