| Ramadan Lumani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ramadan Lumani |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1935 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje jashtë shtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 58 |
| Data e Vendimit: | 30/4/1953 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi më 1935, në Shkodër. Më 30 prill 1953, me vendim nr. 58, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje jashtë shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 116
