| Ramadan Kajo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ramadan Kajo |
| Vendlindja: | Bogdan, Berat |
| Datëlindja: | 4/1924 |
| Datë Vdekja: | 13/05/1950 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 13/05/1950 |
Lindi më 1924, në Bogdan, Berat. Më 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes në kufi "për motive politike", më 13 maj 1950.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 114
Ramadani ka qenë partizan në brigadën e 7-t ësulmuese. Gjatë një beteje është plagosur rëndë dhe ka humbur një pjesë të dorës, duke u bërë invalid. Pas mbarimit të luftës, shkoi me studime në Berlin (Gjermani) për degën e jurisprudencës. Kur e përfundoi u rikthye në Shqipëri.
Burimi: Nga familja
